Uzuni, 6 gola evropianë/ Sulmuesi kuqezi, më i vlerësuari në ndeshjen e fundit

05/11/2021 12:55

Edhe pse skuadra e tij Ferencvarosh u mund me shifrat 2-3, sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni realizoi një gol shumë të bukur përball Cwltics Glasgow në ndeshjen e luajtur në Budapest.

Futbollisti i kuqezinjve e dërgoi topin në rrjetë nga një pozicion i prirët në minutën e 86-të, duke ndezur shpresën e vendasve për rezultat pozitiv, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi.

Përveçse autor i një goli, Uzuni zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, aq sa “sofascore” i ka vënë notën më të lartë nga futbollistët e Ferencvarosit. Beratasi është vlerësuar me 7.6, ndërsa shoku i tij i skuadrës me notën më të lartë është Tokmac Nguen me 7.

Për Uzunin ky ishte goli i nëntë sezonal me Ferencvarosin. 3 gola i ka shënuar në kampionat, 4 në Champions League në raundet eliminatore dhe 2 gola në Europa League, një ndaj Betisit dhe ky i fundit kundër Celtic Glasgow.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA