Një stuhi e fuqishme, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje te befasishme ka goditur Bosnjën, duke shktuar kaos në disa rajone të vendit të cilat janë izoluar thuajse plotësisht.

Një sërë godinash janë përmbytur në Kantonin e Sarajevës, pohuan ekipet zjarrfikëse duke iu referuar njërit prej 10 kantoneve të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Në terren kanë zbritur dhe punonjës të mbrojtjes civile e forca policore.

Zyrtarë vendas pohojnë se më e rëndë, gjendja paraqitet në Sarajeve ë Tërnovë. “Janë përmbytur shumë objekte banimi, kemi nisur evakuimin atje ku është e nevojshme”, sqaruan ata.

Vërshimi i ujrave ka bërë që disa rrugë të mbyllen duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Lumi Milacka ka dalë nga shtrati, ndërsa në zonën e Mostarit, shirat e rrëmbyer u bënë shkas për rrëshqitje masive dheu, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA