Protestë për dritat që ikin/ Në Gosë dhe Lekaj paguhen faturat por ndërpritet energjia elektrike
05/11/2021 12:23
Banorët e fshatrave Gose dhe Lekaj protestuan sepse u ndërpritet energjia elektrike pothuajse çdo ditë.
Banoret thanë se paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, ndërsa shteti nuk u përgjigjet me shërbim cilësor.
Ata janë të shqetësuar se gjatë sezonit të dimrit situate mund të përkeqësohet dhe energjia të mungojë edhe më shumë orë se aktualisht.
Sipas banorëve shkak i kësaj situate është bërë mungesa e investimeve në rrjet. Një nga protestuesit, Ferdinant Saraci tha se ata do t’i denoncojnë përfaqësuesit e OSHEE në organet e drejtësisë.
Në këtë zonë ka rreth 10 mijë abonentë por dhe sipërmarrje që vuajnë shpesh mungesën e energjisë elektrike, deri në 8 orë në ditë.
Top Channel