Në takimin me Bledin, Ana ka folur për historinë e kaluar të dashurisë duke thënë se e kanë tradhtuar.
Ndër të tjera, zbuloi se ish të dashurit i ka thyer xhamin e makinës për shkak të impulsivitetit. Pasi u pyet nga Bledi nëse është xheloze, Ana tha se është shumë dhe duke qeshur u shpreh se partneri i saj do të survejohet 24 orë nga kamerat.
Ana: Jam shumë impulsive. Ish të dashurit i kam thyer xhamin e makinës. Mendon se kam diçka pozitive?
Bledi: Unë po mundohem të të nxjerr ëngjëllin.
Ana: Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë në jetë?
Bledi: Kam bërë shumë. Mund të jenë 1 ose 2 që më kanë lënë shenjën në zemër.
Ana: Ke tradhtuar ndonjëherë?
Bledi: Nuk kam parë gjë tjetër veç asaj. Po ty të kanë tradhtuar?
Ana: Më kanë tradhtuar.
Top Channel