Ftesë në 5/ “Gruaja më kapi “mat” me një tjetër në 2 të natës”, Çimi i ‘Përputhen’: E tradhëtoja për …

05/11/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Çimi, ish-konkurrenti i “Përputhen”.

Në bisedë e sipër ai zbuloi arsyen e ndarjes nga ish-gruaja që rezultoi tradhti në çift nga ana e Çimit.

“E kam tradhtuar ish-gruan, pa dashje më kapi ‘mat’ dhe s’ kisha shans të shpëtoja. Ishte gabim fatal dhe duhej patjetër që të ndaheshim”, tha ai.

Ndërkohë që kjo deklaratë ishte e papritur për publikun dhe të ftuarit e tjerë në studio, Çimi vijoi të tregonte detaje të tjera.

“Ishte hera e parë që e tradhtoja dhe e kisha fikur telefonin. Ajo e dinte ku qëndroja dhe erdhi na gjeti bashkë në orën 2 të natës”, tha ndër të tjera ai.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA