Ish kryeministri dhe presidenti maqedonas, Vllado Buçkovski u shpreh në një debat në televizionin TV21 se dorëheqja e Zaevit nuk ishte e nevojshme, por ai u ndje i tradhtuar nga premtimet e vazhdueshme dhe të pambajtura të BE-së.

“Dorëheqja në këto rrethana, duke pasur parasysh se me cfarë po përballet Maqedonia e Veriut, nuk ishte e nevojshme. Nuk kishte pse largohej për humbjen në zgjedhjet lokale.

Zaevi nuk është naiv. Mendoj se ai konsideron se përmes këtij sakrifikimi, do të përmirësonte pozicionin e shanset e vendit tonë, pozicionin karshi bllokut europian e vecanërisht Bullgarisë.

Të mos harrojmë se nuk është hera e parë që ai reagon fort, i tradhtuar nga ajo që bashkësia ndërkombëtare duhet të përmbushte”, tha Buckovski. Zoran Zaev u bë kryeministri i parë maqedonas në 30 vjet që jep dorëheqjen.

Ai e mori këtë vendim pas humbjes në zgjedhjet lokale, duke e zhytur kështu vendin në një krizë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA