Ernest Muçi edhe në grumbullimin e radhës atë të muajit nëntor do të jetë pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë.
Me një kompromis mes trajnerit të kombëtares së madhe Edi Reja dhe atij të Shpresave Alban Bushi është vendosur që sulmuesi i talentuar që po bën mirë te Legia e Varshavës gjatë kësaj periudhe edhe këtë herë të jetë pjesë e grumbullimit të U-21 dhe jo të kombëtares së madhe, ashtu siç ndodhi dhe muajin e kaluar.
Shqipëria U-21 do të ketë dy ndeshje kualifikuese gjatë këtij muaji ndaj Sllovenisë më 12 nëntor dhe ndaj Kosovës po në transfertë më 16 nëntor.
Ernest Muçi është një lojtar shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen Shpresa dhe këtë e tregoi edhe në grumbullimin e fundit kur shënoi dy herë në fitoren 2-0 ndaj Andorras.
Top Channel