Me pranimin e ftesës për t`iu bashkuar takimit të radhës mes tre vendeve firmëtare të iniciativës ‘Open Balkan’, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi tregoi një ndryshim të qartë të qëndrimit lidhur me këtë iniciativë.
Pas darkës me presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, shefi i ekzekutivit malazez Zdravko Krivokapic shkroi në Tëitter: se mbështet të gjitha nismat e dobishme rajonale. Kjo lëvizje e Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, edhe pse nuk konfirmon përfshirjen e vendit të tij në Ballkanin eHapur, është para gjerësisht si një hap që hidhet drejt përfshirjes në të.
Nismës Open Balkan ende nuk i janë bashkuar Podgorica, Prishtina e Sarajeva. Në Beograd, Krivokapiç, tha se me udhëheqësit e Serbisë më së paku ka biseduar për çështje politike, duke u përqendruar në aspektet ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve.
Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së parë në Serbi, që kur mori detyrën e shefit të qeverisë malazeze, në një periudhë marrëdhëniesh të vështira me këtë vend.
Top Channel