Kosovë, më pak vaksinime/ Dy doza vaksine kanë marrë deri më tani 42 % e popullsisë

04/11/2021 19:42

Interesimi i qytetarëve për t’u imunizuar ndaj Covid 19 ka rënë dukshëm.

Edhe ata që po vaksinohen thonë se janë për dozën e dytë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se kjo po ndodh për shkak të rënies së rasteve të reja të infektimeve dhe të hospitalizuarve.

Megjithëkëtë, zëdhënësi Faik Hoti thotë se këto nuk janë arsye që qytetarët e pa vaksinuar të mos imunizohen, pasi pritet valë e re.

Me qëllim të stimulimit të qytetarëve për vaksinim, ministria ka shpërndarë edhe ekipe mobile në sheshe e qendra tregtare.

Deri tani në nivel të numrit të përgjithshëm të popullatës me dozën e parë janë vaksinuar mbi 47 përqind, me dy doza mbi 42 përqind ndërsa nëse vaksinimi shihet në nivel të grupeve të synuara shkalla e përqindjes është 64 përqind me një dozë dhe 55 përqind me dy doza.

Gjatë së enjtes trajtim mjekësor për Covid 19 në nivel vendi po marrin vetëm 14 pacientë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA