Këtë javë ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore duke e çuar pasivitetin në 18% ndaj numrit të testimeve të kryera.

Kështu, nga 3029 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 550 persona të infektuar me Covid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup me 214 raste, Manastir 58, Kumanovë 30 etj.

Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave.

Kanë ndërruar jetë plotë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë janë shëruar edhe 390 pacientë. Në vend janë 7275 raste aktive me Koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA