“Vrima e zezë” misterioze në hartën e Google/ Çfarë po ndodh në mes të oqeanit?!

03/11/2021 09:41

 “Vrima e zezë” misterioze e zbuluar në hartën e Google intrigoi të gjithë përdoruesit e internetit.

Një diskutim u nis në Redit pasi një përdorues postoi një foto të një zbulimi trekëndor që i ngjan një vrime të zezë.

“Ky nuk duket aspak si një ishull”, deklaroi një përdorues.

Shumë kanë shkruar se sigurisht është një vrimë e zezë, ndërsa disa besojnë se është një bazë sekrete ushtarake. Të tjerë thonë se është portë për një botë të re.

Megjithatë, shpejt u vërtetua se ky është një ishull i njohur si Vostok, i cili i përket Republikës së Kiribatit.

Sipas National Geographic, Vostok është një nga pesë ishujt e arkipelagut Line në Oqeanin Paqësor që njerëzit rrallë e vizitojnë. Ishujt janë të ndryshëm në florën dhe faunën e tyre si në bregdet ashtu edhe jashtë saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA