Vendet vakante në SPAK/ KLP jep “OK” për tre emra
03/11/2021 15:31
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë disa emërime të reja në Prokurorinë e Krujës dhe Lezhës.
KLP caktoi në detyrë prokurorin Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Po ashtu caktoi në detyrë prokurorin Erjon Shehaj në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.
KLP po ashtu vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për 2 vende vakante në SPAK, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak
1. Alfred Shehu
2. Elvin Gokaj
3. Sonila Muhametaj (Domi)
Ata do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë SPAK.
Top Channel