Numri i të vaksinuarve me dozë të parë në një ditë ka rënë ndjeshëm në vendin tonë për faktin se të rinjtë hezitojnë të bëjnë vaksinë anticovid nga frika se ndikon tek riprodhimi .

Adela Sula e cila është mjeke specializante , tregon se u vaksinua me bluzat e bardha, pas saj u vaksinua edhe bashkëshorti . Dhe tanimë presin një djalë.

Ndikimi i vaksinës anticovid në riprodhim është thjesht një mit. Adela tregon se ecuria e bebes deri më tani ka qenë shumë e mirë.

Adela thotë se vijon të tregohet e kujdesshme për të mos rënë në kontakt me covid ndonëse tanimë ndihet më e lehtësuar .

CDC ka rekomanduar vaksinim të grave shtatzëna në mënyrë të shmangen humbjet e jetëve sikurse ka pasur disa raste në vendin tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA