Deri në janar të 1996, të dhënat e kohës tregojnë që veprimtaria e firmave piramidale ishte e vakët. Ishin grumbulluar 150 mln dollar në tërësi.

Nga janari në 1996-në maj u grumbulluan edhe 400 mln të tjerë dollar dhe kulmi i tyre arriti vetëm në tetor 1996 ku interesat e firmave të caktuara arrinin deri në 150%.

“Kam parasysh thënien e një përfaqësuesi të Bankës Botërore në 1997 kur thoshte se Tirana vinte erë gjak. Fshatarët therrnin bagëtinë, e çonin për mish dhe lekët i shpinin te firmat. Gjithë këtë periudhë të sistemit zgjedhor, u përdorën shumë nga qeveria e asaj kohe për të realizuar objektivin dhe programin për të fituar zgjedhjet.Në kulmin e tyre është epakonceptueshme, Vefa 1996, ish kryeministri, ish kryetari I kuvendit dhe marrin medalje për 5 vjetorin kur ato kishin marrë fund. Vinte era e qelbur e këtyre skemave piramidale. Organizohej Miss Bota dhe shkonte gjithë kabineti qeveritar, organizohej me paratë e Gjallicës. Nuk dëgjoi rekomandimet e FMN-së dhe BB” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005).

“Sa kohë që kompromentohen interesat ekonomike të pjesës më të madhe të popullsisë, duhet të jemi tepër të kujdesshëm se si duhet ta trajtojmë” u shpreh Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Në prag të zgjedhjeve të 1996 ish presidenti i asokohe Sali Berisha do të garantonte se paratë e shqiptarëve ishin të pastra.

“Më 1996 u shpall falimenti çka çoi më pas në revolta popullore dhe protesta, në krizën më të madhe politike që iu bashkua krizës së 1996 dhe dihet se si u menaxhua kjo krizë dhe çfarë pasojash solli më tej derisa u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme” u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan

Në fakt menjëherë pasi shpalli publikisht falimentin firma Sudja në 15 janar 1997, në kulmin e aktivitetit të saj, nisën protestat.

“Ato u përdorën politikisht sepse në pamje të parë lehtësonin probleme sociale, nxisnin parazitizmin, kështu që ulnin pakënaqësitë në kuptimin social. Ata që depozituan paratë në këto firma një ditë u gdhinë pa para dhe të tjerë mikionerë. U bënë shumë transaksione të dyshimta. Paraja nuk avullon, kur humbet dikush, janë disa të tjerë që kanë fituar. Ishte vjedhje, marrje në mënyrë të paligjshme të parasë së tjetrit” u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA