
Fatmir Mediu, ish ministër i mbrojtjes në kohën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, reagoi sot ndaj rihapjes së çështjes nga ana e SPAK. Ai tha se rihapja e procesit është e motivuar politikisht dhe se mund të jetë i hetuar përgjithmonë.
Për kreun e partisë republikane Fatmir Mediu rihapja e procesit gjyqësor të gërdecit pas kërkesës së SPAK është i motivuar politikisht. Ai tha gjatë një konference për mediat ku doli bashkë me avokatin e tij Ardian Visha se rihapja e këtij procesi nuk sjell asnjë dobi!
Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha hodhi akuza të rëndë në drejtim të SPAK-ut, por dhe gjyqtares që pranoi kërkesën e spak për të rihapur procesin gjyqësor
“Kurajo e SPAK deri tani është një partiak. Gjyqtarja e këtij rasti është shembulli i mos gjykimit”.
Çështja e Gërdecit u rihap nga SPAK pas kërkesës së familjes Durda.
Top Channel