Në mbledhjen e dytë të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021, këtë të mërkurë socialistët kanë paraqitur një kërkesë drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha dhe një tjetër drejtuar Policisë së Shtetit, për informacion në lidhje me strukturën e mbrojtjes së votës, ngritur nga PD para zgjedhjeve të përgjithshme.
“Kërkesë për Lulzim Bashën, kërkojmë informacion të detajuar, kur është themeluar struktura e mbrojtjes së votës, me çfarë platforme, akti që e ka themeluar strukturën në fjalë, si janë organizuar nga qendra e partisë deri në njësinë bazë, cila ka qenë skema organizative e kësaj strukture, si është financuar, mbi cilat kritere është bërë rekrutimi, sa ka qenë numri i anëtarëve, cilët kanë qenë drejtuesit, lista e anëtarësisë, veprimtaria e tyre dhe e secilit anëtarë, a ka pasur përpjekje nga drejtuesit për korrigjimin e akteve të kundraligjshme, a ekziston sot, kjo strukturë, nëse jo a ka skema të ngjashme që parashikojnë rithirrjen e kësaj strukture”.
Kërkesa e dytë për Policinë e Shtetit kërkon nëse kjo e fundit ishte në dijeni të një strukture të tillë dhe cilat ngjarje për krime zgjedhore janë kallëzuar nga kjo strukturë, në sa ngjarje rezulton e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës, në cilat qarqe kanë ndodhur, a ka patur bashkëpunim të kësaj strukture me policinë e shtetit, po denoncime?
Ishte vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ajo që zbuloi ngritjen e një strukture të armatosur për mbrojtjen e votës nga Partia Demokratike.
Top Channel