Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për mediat pas vendimit të Apelit të GJKKO, i cili i hapi rrugë rihetimit dhe rigjykimit të tij ër çështjen e Gërdecit.
Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën. Ai thekson se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.
Mediu deklaroi se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi.
“Kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje. Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim”, tha Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.
Top Channel