Bardhyl Kollçaku ka shkaktuar shumë të qeshura në Komisionin Hetimor ku kërkoi një ndryshim në formatin e shkresave.
Sipas tij, rezulton se Enkelejd Alibeaj është kryetar i parlamentit. Fjala e tij shkaktoi shumë të qeshura, ndërsa Alibeaj sqaroi se nuk e ka atë ambicie.
Bardhyl Kollçaku: Duket sikur është e kaluar se e kemi përpara rregulloren, por unë edhe pse nuk kam mbaruar për juridik, mendoj se tek rregullorja duhet bërë një shtesë e vogël. Kemi thënë tek koka “Republika e Shqipërisë, Kuvendi… vazhdojmë dhe më pas themi kryetari, Enkelejd Alibeaj.” Në formatin e shkresave i bie që të jeni kryetar i parlamentit.
Enkelejd Alibeaj: Nuk e kam aspak këtë lloj ambicie. Jua them në mënyrë publike.
Bardhyl Kollçaku: Ua uroj që ta keni këtë lloj ambicie. Unë propozoj 2 mënyra, ose pas fjalës Kuvendi të shtohet Komisioni Hetimor ose në fund tek emri juaj të bëhet kryetar i Komisionit Hetimor.
Enkelejd Alibeaj: Kjo konsiderohet gabim në redaktim. Kështu i bie t’i biem në qafë sekretarisë, por në fund të saktësojë që bëhet fjalë për kryetarin e Komisionit Hetimor, jo të Kuvendit.
Top Channel