Gërdeci/ Avokati Vishaj: Vendimi i SPAK i vendosur mbi absurdin dhe i njëanshëm

03/11/2021 17:16

Avokati Ardian Vishaj është shprehur se SPAK po vepron me objektivizëm dhe mungesë profesionalizmi në lidhje me dosjen “Gërdeci”.  

Vishaj tha për mediat se jo çdo vendim duhet të mbështetet në elementin kurajo, por përveç kësaj duhet të mbështetet edhe në objektivizëm dhe profesionalizëm.

A ka treguar kurajo SPAK”, pyeti Vishaj, duke shtuar më tej se sigurisht që po, por është treguar i njëanshëm.

Të paktën nuk kam parë kurajo dy partiake të SPAK-ut. Megjithatë këtë kurajo nuk e mohoj, por është vetëm një nga elementët që mund të ndërtohet një opinion në një institucion të tillë”, tha ai.

Vishaj theksoi se e njeh gjykatësin e çështjes dhe sipas tij është një nga ata gjykatës që ka mbështetur gjithmonë vendimin e prokurorit.

Është një gjykatës që s’ka dalë kurrë kundër vendimit të Prokurorisë”, tha ai.

Sipas tij, një çështje e tillë është një shembull i keq i gjykimit të gjësë, duke shtuar se ka pretendime të forta për subjektivizëm dhe mungesë profesionalizmi.

Është një vendim i vendosur mbi absurdin dhe jo logjikën”, tha avokati.

Ai tha se kjo lloj drejtësie ka një subjektivizëm të shprehur në tërsi ndaj kësaj çështje .

Kjo lloj drejtësie nuk është e kërkuar nga ligji dhe nuk është përcaktuar në shinat e procedurës penale. Ajo ka një karakter hakmarrës dhe gati kanunor”, tha Vishaj.

Më herët Fatmir Mediu tha se “kërkesa e SPAK për të rihapur çështjen drejtuar Gjykatës së Lartë dhe GJKKO janë akte në shkelje të Kodit Penal” dhe shtoi se “këto akte komprometojnë rëndë profesionalizmin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve”.

Kundërshtimi im ligjor i këtyre akteve nuk lidhet aspak me ndonjë qëllim timin për të refuzuar drejtësi bërjen, por këto sjellje nuk kanë qellim drejtësinë”, deklaroi ish-ministri i Mbrojtjes.

GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO, e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.

Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008, rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA