Nuk është çudi që në shekullin 21 në vendin tonë ende ka fshatra, qytete, lagje që vuajnë për pikën e ujit. Një prej tyre është edhe Fshati i Ri, në Njësinë Administrative Postribë – Shkodër.

Një lagje e këtij fshati e ndërtuar pas viteve 90′ përbëhet nga 150 familje që vuajnë për ujë të pijshëm. Madje uji i pijshëm për ta është një ëndërr e parealizuar që prej 30 vitesh. Dyert ku kanë trokitur i kanë përcjell me premtime boshe “do ua sjellim në pranverë”, por kanë kaluar shumë pranvera dhe këta banorë ende janë pa ujë. “Ne nuk dimë se kur u fillon pranvera insitucioneve tona” shprehen banorët të irrituar.

Zgjidhje kanë gjetur duke hapur puse, por edhe këta të fundit kanë filluar të shterohen.Nuk janë të pakët ata që shkojnë me mjete të ndryshme, si dhe me karro më kafshë për të marrë ku të munden. Një kalë me karrocë ka kushtuar 500 mijë lekë të vjetra. Para pesë vitesh drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës u premtoj se po të blinin vet 150 metra tub ai mund ta realizonte furnizimin me ujë, sepse puseta e tubacionit të ujit ndodhej kaq larg nga shtëpitë e tyre. U mbodhën banorët e blenë dhe po prej 5 vitesh tubi dergjet në oborrin e njërit prej tyre. tashmë për këta banorë nuk ka më shpresa për zgjidhjen e problemit ndaj ‘guri’ i fundit për ta është ankimi në Fiks Fare.

Fiksi pasi dëgjoi ankesën e banorëve iu drejtua administratorit të Njësisë Administrative Postribë, z. Altin Shaba i cili pohoi se njësia e ka ngritur si problem dhe se u është thënë nga ana Ujësjellësit Shkodër se ky fshat do të përfshihet në projektin e ujësjellësit të ri. “Dje kishim dëgjesë për buxhetin e vitit 2022 dhe u ngrit si shqetësim nga unë dhe banorët ky problem. Madje ata kanë ardhur e kanë parë gjendjen, por puseta nuk mund t’i furnizojë të gjithë” përfundon administratori.

Drejtori Teknik i UKSH,z. Lazër Pemaj shprehet se problemi i ujit në këtë fshat është prej 30 vitesh. Aty nga ana e UKSK është investuar para disa viteve ku janë shtruar 600 metra tub, por rezultati i këtij investimi flet vetë. Banorët ende nuk kanë ujë të pijshëm. “Me projektin e Kullajve që është projekt i lotit të parë, dhe me përfundimin e lotit të dytë Fshati i Ri do të ketë ujë, sepse nga rezervuari Fshati i Ri nuk mund të marrë ujë. Kjo besoj se do të ndodh në në mars të viti tjetër dhe brenda dy muajsh ata do të kenë ujë dhe ky problem zgjidhet njëherë përgjithmonë” shpjegon z. Pemaj.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA