Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, janë miratuar emrat e anëtarëve nga tre forca politika që do të asistojnë në procedurat ligjore të Komisionit për zgjedhjet e 25 prillit.
Nga radhët e PD është miratuar Marinela Ziu dhe Marash Logu, nga PS Eridjan Salianji dhe Mariglen Legisi dhe nga LSI, Silva Caka.
Alibeaj: Bëhet fjalë për ekspertë specialistë të njohjes së procedurave ligjore të këtij komisioni. Kemi rënë dakord me zotin Toni Gogu që të kemi një numër ekspertësh nga ana jonë dy ekspertë, besoj dhe nga ana juaj. Të kalojmë në emrat konkretë. Ne propozojmë si ekspert që do asistojnë Marinela Ziun dhe Marash Logun.
Gogu: Ne propozojmë Eridjan Salianjin dhe Mariglen Legisin.
Vasili: Propozimi jonë është për Silva Cakën.
Alibeaj: Këta janë ekspertët që do ta asistojnë veprimtarinë e Komisionit Hetimor.
Top Channel