Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shoferi shqiptar pas përplasjes me kamionin Ashtu si nuk pritej, të moshuarit janë treguar më mendjehapur ndaj shkencës, duke nxituar në Qendrat Shëndetësore të bëjnë dozën e tretë të vaksinës anticovid.
Përndryshe nga të rinjtë, të moshuarit theksojnë efektet pozitive të vaksinës në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të tyre.
Ndërkohë pjesë e skemës së vaksinimit tashmë janë edhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore. Mjekët thonë se prindërit janë skeptikë edhe të frikësuar për vaksinimin e fëmijëve.
Në Elbasan vaksinimi me dozën e tretë të moshave mbi 60 vjeç dhe të sëmurëve kronikë po vijon normalisht edhe pse më ritme jo shumë të larta. Ndërsa qendrat shëndetësore janë duke njoftuar hartuar listat e fëmijëve me probleme shëndetësore që duhet të vaksinohen
Top Channel