Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt merr vendimin e papritur, gjykata miraton kërkesën e saj për heqjen e mbiemrit të të atit 02/11 22:40
Gjykata e Gjilanit ka dhënë vendimin për Rinor Hykollin duke e dënuar me 1 vit burg.
I njohur ndryhse si menaxheri i Taynës, Hykolli akuzohet se është përfshirë në një konflikt me Liridon Bajramin dhe i ka shkaktuar lëndime në trup.
Gjyqtari i vetëm gjykues, gjyqtari Behar Ymeri ka njoftuar se dënimi ndaj tij do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë, raportojnë mediat kosovare.
Sipas aktakuzës, Hykolli ka goditur Bajramin në pjesën e prapme të kokës me dorezën e pistoletës. Më pas e ka goditur me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar ndrydhje, enjtje, gërvishtje në fytyrë, thyerje të kockës së hundës.
Top Channel