Mbretëresha Elizabeth ‘thyen’ rregullat / Mjekët i thanë të pushonte, fotografohet në makinë

02/11/2021 11:25

Mbretëresha Elizabeth II e Anglisë nuk ka pranuar që të dëgjojë mjekët, të cilët e këshilluan të pushonte për të paktën 2 javë.

Ajo është fotografuar duke drejtuar makiënën tip “Jeep”, pranë Kështjellës Ëindsor ndërsa mbante një shami në kokë dhe syze të zeza.

Më 20 tetor, mjekët këshilluan mbretëreshën të bënte një pushim dy-javor, një ditë pasi ajo pati një pritje në Kështjellën Ëindsor dhe ku u pa me kryeministrin Boris Johnson dhe biznesmenin amerikan Bill Gates.

Sipas këshillës së mjekëve, mbretëresha duhet të heqë dorë nga çdo detyrë zyrtare për të paktën dy javë.

Megjithatë, ajo mund të kryejë “detyra më të lehta”, duke përfshirë takimet online, thuhet në njoftim.

Ajo u pa për herë të fundit në publik të enjten, kur i dha një medalje të artë për poezi poetit anglez David Constantine përmes një videoje.

Mbretëresha Elizabeth, bashkëshorti i së cilës Princi Philip vdiq në prill në moshën 100-vjeçare, u pa së fundmi duke ecur meshkop, hera e parë që ajo kishte përdorur një bastun që nga viti 2004.

Mbretëresha anuloi kështu pjesëmarrjen e saj në konferencën e klimës COP26, e cila filloi dje në Glasgow.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel