Mediat serbe i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili është shprehur se ish i Dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump, Richard Grenell, i kishte dhënë partisë së tij 7 ditë kohë për të rrëzuar qeverinë e parë Kurti.
Gashi tha se kanë pasur një mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje, dhe presioni shtohej me kalimin e ditëve”. “ E kemi pasur të shkruar qartë se kishim 7 ditë kohë për të rrëzuar qeverinë.
Çdo ditë që kalonte, na vinte mesazh: 7, 6 , 5 : nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tre ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, pohoi Gashi në Kanal 10.
Gashi tha më tej se qasja e Qeverisë Kurti është arrogante ndaj opozitës. Ai thotë se sa herë që dalin me propozime në Kuvend, marrin akuza nga ekzekutivi, sjellje që sipas tij çon drejt rënies së besimit nga populli. Ne tashmë e morëm ndëshkimin për atë punë, e paguam, i takon së shkuarës. të kthehemi në ditët e sotme; Kurti ka një qeveri me një rezultat të jashtëzakonshëm si pasojë e atyre që ndodhën dhe ne e morëm mësimin tonë”, ka shtuar ai.
Top Channel