Dritan Leli me zyrtarët gjermanë: Vlora, motor zhvillimi

02/11/2021 12:24

Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli zhvilloi një takim të rëndësishëm për me përfaqësues të Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik në Gjermani, për të gjitha projektet që janë duke u zhvilluar në Vlorë.

Leli tha se Vlora është një motor zhvillimi, dhe ka potencial të madh për të ardhmen.

Dritan Leli: Vlora është motor zhvillimi, potencial për të ardhmen. Vizioni ynë është të kemi një qytet me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rezistente ndaj ndryshimeve urbane dhe atyre klimaterike të mbështetur fort në zhvillimin e turizmi për të ndihmuar në krijimin e vendeve cilësore të punës.

Në realizimin e këtij vizioni bashkia jonë përballet me sfidat e mëdha  të një infrastrukture  urbane të papërshtatshme për ti paraprirë këtij zhvillimi.

Jo pa qëllim vendosë të takohemi këtu. Këtu është impianti i trajtimit të ujërave të ndotura , përtej shinave është vend depozitimi aktual i mbetjeve , një pamjet me të shëmtuara që mund të ketë një qytet turistik që pretendon të jetë lideri i së ardhmes, është larg çdo standardi mjedisor dhe shëndetësor   të menaxhimit të mbetjeve.

Po kështu në këtë ndërtesë është hidrovori i qytetit  që supozohet të largojë ujërat e reshjeve nga territori i bashkisë .

Së bashku me KFv kemi realizuar programe jetike për zhvillimin urban të Vlorës  në dy sektorë jetikë.

Programi i menaxhimit të integruar të mbetjeve në zonë e Vlorës, përfshin edhe  bashkinë e Selenicës . Pa këtë projekt do të ishte e pamundur menaxhim i rreth 54 mijë ton mbetjeve që gjenerohen sot në zonën tonë dhe rreth 71 mijë ton të parashikuar deri në vitin 2036.

Sot ato përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm për shëndetin e qytetarëve dhe janë pengesë serioze për zhvillimin e qytetit.

Bashkë me KFW do të ngrihet një sistem i tërë menaxhimi të mbetjeve urbane , sisteme me 2-3 kosha në qytet me flotë pastrimi, duhet të mbyllen plagët mjedisore në trupin e qytetit , si vendgrumbullimi pas nesh. Dhe për 9 të tjerë që ndodhen në territorin e bashkisë Vlorë.

Ne do të vazhdojmë bashkë edhe qendrën e menaxhimit të mbetjeve në Sherishtë , ku do të trajtohen më tej mbetjet në impiantin e ndarjes së mbetjeve që është i pari i tillë në shqipëri.

Jemi të vetëdijshëm që operimi i këtyre aseteve kërkon dhe koston përkatëse, KFW është kujdesur që të jetë në linje me direktivat evropiane të menaxhimit të mbetjeve dhe që teknologjia të jetë e përballueshme nga pikëpamja sociale.

Ka nisur edhe puna për ujësjellësin, vitin tjetër ujë 24 orë për pjesën më të madhe të qytetit.

Këtu në Vlorë ekosistemi është shumë i ndjeshëm ndaj ndotjes urbane , që duke u derdhur në det rrezikojnë asetin më të madh të zhvillimit, dhe prandaj KFW do të investojë në trajtimin e ujërave të ndodhur.

Përmbytrjete janë një shqetësim permanent në qytetin e Vlorës që shpresojmë të gjejmë zgjidhej sa më shpejt.

Falenderoj KFW për gjithë ndihmën e dhënë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA