Defektet e buxhetit të Kosovës/ Ekspertët: Nuk ka politika që do të rrisnin punësimin

02/11/2021 19:39

Buxheti për vitin 2022 rezulton të ketë një rritje të fokusit për ndihmë sociale.

Për kategoritë pensionale janë ndarë 35 milionë euro më shumë, duke bërë as asnjë pension të mos jetë nën 100 euro dhe shtesat për skemat sociale janë rritur për 30 përqind.

Premtimi i VV-së për banim social është pjesë e këtij buxheti, për çka janë ndarë 2.5 milionë euro, ndërsa në vitet pasuese buxhetit pritet të rritet në 40 milionë.

Por, njohësi i politikave ekonomike, Zekirja Shabani thotë nëse nuk ka investime që rrisin punësimin atëherë ndihmat sociale veçse mund të krijojnë varësi prej shteti.

Në anën tjetër, profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj thotë se ka mungesë të fokusit tek projektet kapitale, pasi pjesa më e madhe e buxhetit është për projektet e nisura vite më parë.

20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë dhe mbështetjen e bizneseve të reja ndërsa 40 milionë për prodhuesit vendor.

Projektbuxheti pritet të marrë dritën jeshile të Kuvendit të Kosovës për plotfuqishmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA