Tmerr për ‘Halloween’ në Tokio/ Sulmuesi i maskuar si ‘Joker’ qëllon 17 pasagjerë me thikë në tren (video-foto)

01/11/2021 15:34

Një sulmuesi i veshur si kllouni ‘Joker’ i filmit Batman ka plagosur 17 njerëz në një tren pasagjerësh që shonte drejt Tokios natën e Halloween.

Ai tha se adhuronte personazhin antagonist të filmit Batman dhe se kreu sulmin prej problemeve në punë dhe me miqtë e tij.

24 vjeçari Kyota Hattori, qëlloi me thikë 10 njerëz dhe më pas hodhi atë që besohet se ishte vaj  në vagonin e trenit, të cilit i vuri flakën.

Acid klorhidrik besohet se gjithashtu është përdorur gjatë sulmit të tmershëm, i cili ndodhi në linjën ekspres Keio që shkonte drejt Shinjuku, stacioni i trenit më i ngarkuar në botë.

Hattori tha në polici se ksihte zgjedhur trenin e mbushur me njerëz për sulmin me thikë e zjarrvënie, në mënyrë që njerëzit të mos kishin nga të largoheshin, sipas rrjetit vendas NHK.

Hattori, i cili pas sulmit qëndronte ulur në tren me kostumin e Joker e duke pirë duhan me thikën në dorë, tha më pas në polici se kishte probleme në punë dhe në marrëdhëniet me miqtë e tij.

Zjarrfikësat e Tokios thanë se një total prej 17 pasagjerësh ishin plagosur, tre prej të cilëve më rëndë, në sulmin e ditës së Halloween.

Jo të gjithë ishin plagosur nga godistje thike dhe shumica e plagëve nuk ishin serioze, thanë zyrtarët, duke shtuar se Hattori kishte shprehur zhgënjim që nuk arriti të vdiste njerëz, siç kishte planifikuar.


Një burrë 72-vjeçar nga Tokio ishte në gjendje më të rëndë pasi ishte qëllaur me thikë në gjoks, sipas mediave.

Sulmuesi u arrestua në vendngjarje dhe tashmë po hetohet për tentativë vrasjeje.

Motivet e tij nuk ishin tërësisht të qarta  por sipas raportimeve ai ka thënë se donte të vriste njerëz që të merrte dënimin me vdekje.

Rrjeti NHK tha se dëshmitarët thanë se sulmuesi kishte veshur një komplet të shkëlqyeshëm, këmishë jeshile e pallto të purpurt, që ngjason me veshjen e Joker nga seriali Batman.

Një pasagjere femër tha se sulmuesi vijonte sulmin e tij pa treguar asnjë emocion.

“Ai mbante thikën në dorë dhe përhapte një lëng në vagon. Kryente këto akte pa treguar asnjë emocion, thjesht mekanikisht. Kjo i futi frikën të gjithëve”, tha ajo.

FOTO GALERI
8/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA