Festival Academy çeli sot siparin pranë Liceut Artistik Jordan Misja.
Ai vjen si nismë e Festivalit Kulturor Shqipëri-Izrael. Nën lektorimin e pianistes së mirënjohur shqiptare Almira Emiri, në një MasterClass.
Nisur nga eksperienca e saj në Austri, Itali, Gjermani, Hungari, Izrael dhe mjaft skena të tjera europiane, Profesore Emiri sjell për të rinjtë një aktivitet intensiv.
Almira Emiri ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Franc List” në Budapest dhe studimet Master në Universitetin e Arteve në Grac. si dhe ka marrë pjesë në Masterklasa të profesorëve të njohur Dimitrij Bashkirov, Imre Rohmann, Alexander Satz, etj.
Festivali kulturor Izrael-Shqipëri çeli edicionin e parë në 12 shtator të këtij viti.
Top Channel