“Ftesë në 5″/ Rrëfimi për sfidat me bashkëshortin, Paloma reagon për titujt në media: Ishte shok, u ktheva në botë të tmerrshme

01/11/2021 17:26

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Paloma ka treguar se pati menjëherë kontakt me mediat dhe ka mbetur pa fjalë nga mënyra se si është përcjellë rrëfimi i saj për sfidat që ka kaluar me bashkëshortin.

Në “Ftesë në 5”, Paloma tha se u përball me lajme që i konsideron të shëmtuara ndërsa qëllimi i saj ishte që të trajtohej në formë mesazhi. Nga ana tjetër tregon se partneri i saj është ndikuar nga shkrimet në media dhe nuk i vjen aspak mirë për këtë.

Paloma: Ishin tituj të tmerrshëm. Njerëzit që shkruajnë për 2 klikime, është e turpshme që denigrojnë informcionin në këtë formë. Ishte një shok, nga një atmosferë tjetër, u ktheva në një botë të tmerrshme ku përballesha me lloj lloj informacionesh, lajmesh të shëmtuara që mund t’i trajtonim në formën e mesazheve.

Kam mbetur pa fjalë. Më vjen keq për Andrejin dhe e ka si ngarkesë të madhe shpirtërore. Më duket sikur rrëfimi im e dëmtoi. Pse duhet të degjenerojmë materialet për 10 followers ose ndjekës? E pabesueshme.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA