Një 60-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Laç, rreth orës 07:23 ,në afërsi të një banke.

Viktima është Xhelal Reçi, 60 vjeç, ish-polic, i cili raportohet se është ekzekutuar pranë bizneseve të tij.

Reçi zotëron një butik dhe një bar kafe në Laç.

Viktima Xhelal Reçi

 

Por ky nuk është atentati i parë që bëhet ndaj familjes Reçi.

Në shtator të 2020, djali i Xhelalit, Besniku, i shpëtoi një atentati të mirëorganizuar.

Policia njoftonte për rastin e atentatit në 2020 se në lagjen ‘’Xhenjo’’Lezhë, në rrugën Lezhë-Shëngjin, dy persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një motorçikletë dhe skafanda në kokë, kanë qëlluar më armë zjarri pistoletë 3 herë, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz C Class me ngjyrë gri me targa AA 811 AB, me të cilin po lëvizte shtetasi Besnik Xhelal Reçi, i datëlindjes 31.08.1985, banues në Gjorme Kurbin, sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe 2 djemtë e mitur.

Në cilesinë e provës materiale u bllokua një gëzhojë me përmasa 9x19mm dhe një kapsollë detonatore e pa gropëzuar si dhe një fishek i pa gropëzuar. Nenet 76, 22, dhe 278 të K.Penal “.

Ndërkohë policia njofton se pas vrasjes është rrethuar zona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, ndërsa njofton se në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA