Ekskluzive/ 6-vjeçarja dhunohet nga babai në Kamëz/ Nëna rrëfen detajet makabre, vajza në gjendje të rëndë

01/11/2021 13:11
Mamaja e të miturës

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

Babai i të miturës, Rajmond Kunora dhunoi vajzën në mënyrë makabre duke i rrezikuar edhe jetën.

Vajza ka dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ku po merr mjekim.

Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar.

Sipas gruas, ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik  Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja.

“Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikusit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh “, tha gruaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA