Sputnik dhe Astrazeneca nuk kombinohen! Ja kur duhet ta bëni dozën përforcuese në varësi të vaksinës që keni marrë

01/11/2021 13:20

Në 1 nëntor në Shqipëri nisi vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës së covid, por ecuria e procesit nuk ka qenë njësoj kudo.

Në Tiranë nuk ka nisur ende vaksinimi me dozën e tretë, pasi udhëzimi për procesin u ka shkuar me vonesë mjekëve.

Nga vaksinimi me dozën e tretë përfshihet popullsia 60 vjeç+ dhe po kështu fëmijë 12-16 me diagnoza, dhe 16 e lart por me lejen e prindërve.

Udhëzimi ishte bërë gati më herët por u ka mbërritur me shumë vonesë nëpër qendra shëndetësore , raportoi gazetarja e Top Channel Alma Demiraj, e cila ka kontaktuar disa mjekë që i kanë thënë se vetëm sot e kanë pasur udhëzimin në tavolinën e tyre.

E megjithatë vaksinimi me dozën e tretë , ashtu si vaksinimi në total është një proces i cili do të koordinohet nga mjeku i familjes.

Demiraj raportoi se pas një intervsite që pati me Silva Binon, ajo i shpjegoi se: personat që janë vaksinuar me dy doza coronavac, mund të vaksinohen me çfarëdo lloj doze vaksine tjetër.

Po ashtu do vaksinohen të parët ata që kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë , por ata që kanë probleme shëndetësore, të cilët do të njoftohen nga mjeku.

Ata që kanë kryer astrazeneca mund të bëjnë cilën vaksinë të duan pas 6 muajsh, por jo sputnik. E njëjta gjë që vlen edhe për ata që kanë bërë sputnik.

Pra këto dy vaksina nuk mund të kombinohen.
Ndërsa ata që kanë bërë Pfizer, mund të bëjnë çfarëdo lloj vaksine.

Ata që kanë bërë coronavac mund ta bëjnë dhe për 4 muaj, ndërkohë vlen të theksohet se ata që kanë pasur efekte anësore duhet të flasin paraprakisht me mjekun e familjes.

Ndërkohë për fëmijët me diagnoza duhet marrë miratimi nga mjeku pediatër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA