“Argjendi si gjarpër”/ Vihet në lëvizje Azemi, tensione mes djemve: Ajo që thua është idiote

01/11/2021 19:01

Azemi ka ndërhyrë në takimin e Ritvanës me Endrin duke komentuar edhe Argjendin. Këtë të fundit e cilëson si “gjarpër” ndërsa Ritvanën e foti në një takim 4 minutësh.

Argjendi zgjodhi të mos e komentonte duke thënë se ajo që thotë Azemi është krejtësisht idiote.

Azemi: Shyqyr Ritvana e hoqi gjarprin që i ishte lidhur ndër këmbë. Më pëlqeu Ritvana se është e sinqertë dhe fakti që nuk e pashë shumë të përfshirë. Kam dëshirë ta ftoj në një takim 4 minutësh.

Argjendi: S’kam qejf ti jap koment. Është aq idiote ajo që thotë saqë..

Azemi: E di pse të thashë je si gjarpër?

Argjendi: Ka kohë që me Ritvanën në backstage kemi afrimitet dhe ky gjithë kohës vjen mbrapa. Unë nuk i kam penguar asnjëherë. Për këtë arsye nuk ka çfarë të flasë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA