“Mos më përmend vajzën”/ Të eliminuarat nga BBV ‘bëjnë paqe’ pas debatit të ashpër? Paloma: Sheila e teproi, por…

31/10/2021 14:14

Një debat mes Granitit dhe Sheilës do të kthehej në një konflikt mes saj dhe Palomës. Graniti po debatonte me Sheilën pasi kjo e fundit e kishte provokuar duke i thënë se po përgatiste fruta për Semin.

Paloma ishte ajo që zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje, e më pas nisi një debat mes saj dhe Sheilës që agravoi në tone të ashpra dhe ofendime të rënda ndaj njëra-tjetrës.

“Hajde betohu për kokën e ndonjërit”, – i tha Sheila Palomës duke u bazuar në faktin se gazetarja betohet gjithnjë në emër të vajzës së saj.

Këtë ironi Paloma nuk e ka pritur mirë teksa ka reaguar e revoltuar ndaj Sheilës duke e kërcënuat këtë të fundit që të mos përmendë më kurrë pjesëtarët e familjes së saj.

Sot, në ‘Fan Club’ dyshja ishin përballë njëra tjetrës dhe pas komenteve i dhanë edhe një përqafim njëra tjetrës, duke nënkuptuar hedhjen pas krahëve të asaj situate të agravuar!

Paloma: U zura me Sheilën për Fifin. E kalojë përtej personales dhe nuk ndenji brenda kornizës tonë. Mund të më kishte thënë 1 milion gjëra por kjo mu duk e tepërt.

Sheila: Unë e kam sqaruar dhe çfarë kisha për të thënë e kam thënë dhe e thash edhe këtu, unë kur kisha protagonistët, Graniti, Beniada, Semi dhe unë, ish dashur të mbyllja sqarimin me ta. Paloma nuk ishte prezente, kur bëheshin ‘çu çu çuutë’ në shtëpi, Paloma ndërhyri kot. Erdhi me irritim ndaj meje. Kush e ka parë e ka parë. Është transmetuar pjesa kur jemi zënë në grim.

Paloma: Zënkat janë njerëzore dhe të gabosh është njerëzore.

Sheila: Ne nuk i bëmë kujt keq, më erdhi keq që kemi lënduar njëra tjetrën të fituar kanë dalë të tjerë.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA