Maqedoni e Veriut/ 349 raste dhe 12 të vdekur nga COVID gjatë 24 orëve
31/10/2021 16:55
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 349 raste të tjera me COVID, ndërsa 208 të prekur fituan betejën kundër pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 202.552, prej të cilëve 188.540 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 12 viktima të tjera, duke e çuar në 7.132 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.880.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.385.429 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.754 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Top Channel