Covid-19 në Kosovë, ​64 pacientë të shtruar në spital

31/10/2021 11:27

64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Sipas njoftimit, 33 pacient janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore, raporton KosovaPress.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

Spitali i Pejës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta