25/11 08:19
Tradita e hapjes së verës dhe gështenjat e pjekura kanë rikthyer festën e përvitshme në qytetin liqenor të Pogradecit.
Në prag të dimrit vera dhe gështenjat janë dy elementët mikpritës të Pogradecit ndërsa në vitin e 27 të kësaj festë nuk ka munguar as atmosfera që ka bërë bashkë shqiptarë nga të gjitha qytetet për të provuar verën e butit poradecare dhe gështenjat e pjekura.
Të mbledhur në sheshin kryesor të qytetit të pranishmit patën mundësinë të shikonin të improvizuara edhe qilarët e butet e poradecarëve të vjetër.
Festa e Verës dhe Gështenjave do të zgjasë edhe ditën e sotme ndërsa pjesë të saj ka edhe konkurse për poezitë, pikturat dhe verën e kuqe e të bardhë më të mirë.
Top Channel