U eliminua nga vajzat, Artani zbulon prapaskenat. Tregon çfarë bëjnë konkurrentët e Për’puthen jashtë kamerave

29/10/2021 14:45

Artani është një nga ish konkurrentët e Për’puthen. Ai u eliminua nga vajzat në puntatën Prime, ndërsa ditën e sotme ka folur në “Shqipëria Live” duke treguar se vajzat i krijojnë pëlqimet e vërteta jashtë studios.

Në momentin që ndizen kamerat, ato shfaqin pëlqimet e dyta me qëllimin që të bëjnë xheloz pëlqimin e vërtetë. Ndër të tjera tregoi se Alvisa në një bisedë kishte treguar 5 djemtë që e preferuar në program, por kishte shtuar se asnjërin nuk do ta takonte jashtë.

Artani: Ishte një eksperiencë e shkurtër, e shijova sa munda. U ndjeva pak keq. S’ka lidhje refuzimi sepse mund të thojë s’je tipi im. Nga Alvisa nuk e prisja sepse kisha diskutuar gjëra të tjera jashtë. Jo se kishim pëlqim por më tha se do ta jap si mundësi.

Për Ritvanën dhe Mikelën kam pasur pëlqim të vërtetë. Me Ritvanën e kisha një takim por nuk shkoi mirë. Aty janë krijuar pëlqimet megjithëse të vërtetat i bëjnë jashtë studios. Pëlqimet e dyta i diskutojnë në studio për të bërë xheloz pëlqimin e vërtetë.

 

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA