![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Reperi shqiptar Dardan, i cili jeton dhe zhvillon karrierën e tij në Gjermani është përfshirë në një konflikt pas ndeshjes Stuttgart-FC Cologne.
Në internet po qarkullojnë imazhet ku duket konflikti ndërsa mediat gjermane, nga burime jozyrtare raportojnë se shkak i sherrit ishte reperi.
Videot tregojnë se si shpërthen një përleshje mes dy grupeve në tribunat e tifozëve. Grupi më i madh shtyn grupin më të vogël, në të cilin ndodhej edhe reperi shqiptar. Dyshohet se ka dashur të bëjë incizime me celularin e tij dhe thuhet se ka provokuar fansat e tjerë pasi nuk donin që fytyrat e tyre të dilnin para kamerës.
Dardan përndryshe njihet për disa projekte muzikore të suksesshme, një prej të cilave e solli së fundmi në bashkëpunim me reperët Mozzik dhe Nimo.
Top Channel