Të gjithë mbetën të habitur nga gjesti human i Hysenit ndaj Nikut gjatë një puntate të “Për’puthen”. Hyseni vendosi që t’i dhuronte atij njërën prej makinave të tij.
Hyseni bëri këtë gjest kur dëgjoi historinë e trishtë të jetës së Nikut. Ky i fundit për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.
Pas këtij veprimi, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e ish-të dashurës së tij, konkurrentes së “Për’puthen”, Alvisës.
Në rrjetin social “TikTok” qarkulluan disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të, shkruan gazetashqip.
Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjerë nga publiku.
Ndërkohë Hyseni reagoi sot për herë të parë duke mohuar çdo aludim. “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë”, shkroi ai
Top Channel