Kriza me ambasadorët/ Erdogan: Nuk bëj hapa prapa! Asnjë nuk ka fuqi që …

29/10/2021 10:26

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka folur për krizën me 10 ambasadorë që lindi disa ditë më parë, pasi këta të fundit kërkuan lirimin e aktivistit Osman Kavala. Kriza u shmang pasi ambasadorët e 10 vendeve u tërhoqën nga kërkesa e tyre.

“Jam duke sulmuar, nuk po bëj hapa prapa”, tha presidenti Erdogan.

Duke folur me gazetarët ndërsa kthehej nga Azerbajxhani, presidenti turk u bëri thirrje ambasadorëve të huaj në vendin e tij që të respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës.

Hapi që bëmë nuk ishte një shfaqje force ndaj askujt. Kjo thjesht do të thotë se ambasadorët që veprojnë në Turqi nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë. Asnjë ambasador nuk ka fuqi që të ndërhyjë në punët e vendit ku punon. Ata duhet ta dinë nenin 41 të Konventës së Vjenës më mirë se unë. Sepse ambasadorët duhet të zbatojnë dhe monitorojnë marrëveshjet që lidhen me ta.

Në fakt, kur shërben në Turqi, je ambasador që shërben në Turqi, duhet të kuptosh se Turqia nuk është shtet kujdestar. Një ambasador që punon në një vend me një histori kaq të lashtë si Turqia duhet ta dijë shumë mirë se ku mund duhet të ndalet. Pra, kur ata nuk e dinë këtë, ne i kujtojmë nenin 41 të Traktatit të Vjenës. Ngjarja është kaq e thjeshtë”, deklaroi Erdogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA