Lajmi për ndryshimin e emrit të kompanisë që menaxhon Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, në Meta, tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve në internet.

“E vetmja meta që ne e pranojmë”, shkroi në Twitter shkrimtari Mitchell Clark, i cili publikoi një fotografi të ish-lojtarit të NBA-së, Meta World Peace, i njohur më parë si Ron Artest, shkruan CNN.

“Meta” është shkurtim i fjalës “Unë takova një vajzë (I met a girl) në shkollën e mesme, me të cilën u dashurova shumë dhe e gjeta vite më vonë në Facebook duke postuar linqe anti-vaksinim dhe teori pedofilike të Tom Hanks”, shkroi në Twitter shkrimtari i komedisë, Matt Oswalt.

“Duke ndaluar së përpjekuri meta-n të ndodhë”, shkroi në Twitter producenti Adam Lance Garcia teksa publikoi një fotografi të personazhit Regina George (rol i luajtur nga aktorja Rachel McAdams) nga filmi hit i vitit 2004, “Mean Girls”.

Ndryshimi i emrit vjen pasi kompania e zhvendos fokusin e saj në “metaverse”, që i referohet përpjekjeve për të kombinuar teknologjitë virtuale dhe të realitetit të shtuar në një fushë të re në internet.

Në të njëjtën kohë, kompania po përballet gjithashtu me problemet e saj të botës reale pasi një sinjalizues zbuloi qindra dokumente të brendshme që japin një pasqyrë të thellë në kulturën e brendshme të kompanisë, qasjen e saj ndaj keqinformimit dhe moderimin e gjuhës së urrejtjes, kërkimin e brendshëm mbi algoritmin e saj të lajmeve dhe komunikimin.

“Meta është si: “ne jemi një kancer për demokracinë që metastazon në një makineri globale të mbikëqyrjes dhe propagandës për nxitjen e regjimeve autoritare dhe shkatërrimin e shoqërisë civile… për përfitime!”, shkroi Alexandria Ocasio-Cortez

Alexandria e njohur edhe me inicialet e saj AOC, është një politikane dhe aktiviste amerikane. Ajo ka shërbyer si Përfaqësuese e SHBA-së për Distriktin e 14-të të Kongresit të Nju Jorkut që nga viti 2019, si anëtare e Partisë Demokratike.

Ndërsa disa nga shakatë ishin edhe qesharake, të tjera morën një ton më të errët.

“Riemërtimi i ‘Facebook në Meta’ zgjidh të njëjtat lloje problemesh që zgjidhi riemërtimi i ‘torturës’ në ‘hetimi i zgjeruar’”, shkroi në Twitter shkencëtari Matt Blaze. Ai po i referohej teknikave të CIA-s për nxjerrjen e informacionit nga terroristët e dyshuar pas sulmeve të 11 shtatorit.

“Do të duhet pak kohë për t’u mësuar të thoni ‘Ai u radikalizua në një grup META’”, shkruhej në një postim në Twitter nga The Daily Show With Trevor Noah.

Disa kompani madje iu bashkuan talljes me emrin e ri.

“Duke ndryshuar emrin tonë menjëherë”, shkroi në Twitter llogaria e Aldi Stores UK me një fotografi të logos së tyre të re që shkruante “Betta”.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA