Seanca gjyqësore për Becchettin, rrëzohet kërkesa për të thirrur dëshmitarë

28/10/2021 15:23

Ditën e sotme është zhvilluar seanca tjetër gjyqësore në ngarkim të Becchettit që akuzohet edhe për Pastrim të Produkteve të veprës penale.

Ne seancën e sotme, Gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtësve për të thirrur dëshmitarë të tjerë në proces.

Gjykimi do të vijojë me administrimin e provave shkresore të kërkuara nga ana e mbrojtësve të të pandehurve. Më pas do paraqiten konkluzionet e prokurorisë për çështjen.

Top Channel