Lezhë, policia zbulon brenda një banese të pabanuar rreth 50 kg hashash

28/10/2021 15:33

Një sasi e konsiderueshme me kanabis është gjendur në një banesë të vjetër, në një prej fshatrave të Lezhës.

Sipas burimeve që Top Channel disponon mësohet se në kuadër të kontrolleve të shtuara të territorit nga ana e policisë në territorin e Lezhës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, është gjetur një sasi rreth 50 kg.

Paraprakisht mësohet se lënda narkotike, rreth 50 kg është gjetur në një banesë të vjetër të pa banuar në fshatin Manati.

Sasia e lëndës narkotike është sekuestruar ndërkohë që policia po vijon hetimet e mëtejshme dhe është në ndjekje të autorit/autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel