Pas “OK-it të Dhomës së Deputetëve, edhe Senati italian i dha dritë jeshile nismës që synon kapërcimin e pabarazive gjinore në vendin e punës, duke përfshirë këtu pagën.

Rregulli për një rroge të barabartë u miratua unanimisht pa ndryshime në tekstin e aprovuar dy javë më parë prej dhomës së ulet të parlamentit. Ndryshimet e bëra me qëllim promovimin e mundësive të barabarta në punë për meshkujt dhe femrat, u nxitën nga deputetet e Partisë Demokratike, Chiara Gribaudo dhe Valeria Fedeli.

Tani, ato po përgatiten të hyjnë në fuqi për të luftuar fenomenin e diferencës gjinore në paga. Ndër risitë kryesore, është jo vetëm stimuli për punësimin e personelit femëror dhe lehtësimet tatimore deri në 50 mijë euro për ata që miratojnë politika të dobishme për të harmonizuar kohën e jetës dhe punës së punëtorëve, por edhe vendosja e një certifikimi të detyrueshëm dyvjeçar ku të tregohen kushtet kontraktuale të punonjësve.

Dokumenti do të duhet të përdoret nga të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punonjës dhe do të shërbejë, nga njëra anë, për të shpërblyer organizatat e përkushtuara për të reduktuar hendekun gjinor, dhe nga ana tjetër, për të ndëshkuar me penalitete ata që bëjnë të kundërtën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA