Franca arreston ‘revolucionarin e fshehtë’ si ‘konspiracionist anti-shtet, anti-vaksina’ (fotot)

28/10/2021 21:45

Franca ka thënë sot se ka arrestuar një “konspiracionist të së djathtës ekstreme” duke e akuzuar për terrorizëm, konspiracion anti-vaksina dhe komplot të përmbysjes së qeverisë.

Rémy Daillet akuzohet për formimin e një grupi ekstremist që planifikonte një seri sulmesh kundër shtetit francez.

Mediat franceze thonë se ai ka rekrutuar ushtarë për të marrë kontrollin e pallatit presidencial Ellysee në Paris.

Ndërsa avokati i Daillet mohon akuzat duke thënë se klienti i tij është tashmë “i burgosur politik në Francë”.

Dikur lider rajonal i një partie politike centriste, 54 vjeçari është tashmë figura më me influencë në rrjetet e njohura si “konspirative” në Francë.

Prokurorët francezë kishin lëshuar një mandat ndërkomëbtar arresti për Daillet, i cili jetonte me familjen në Malajzi. Ai më pas ishte deportuar për tejkalim të kohës së qëndrimit në Malajzi dhe u ndalua menjëherë pas kthimit në Francë në qershor.

Prej atëherë Daillet është akuzuar nga një gjyaktës anti-terrorist në lidhje me aktivitetin e një grupi të quajtur “Honour” (Nderi).

Rrjeti vendas  France Info tha se Daillet akuzohet për komunikime të inkriptuara me të cilat zgjeronte rrjetin e tij të “teoristëve të konspiracionit”.

I akuzuari dyshohet se ka krijuar një rrjet të fshehtë me disa dhjetra anëtarë dhe forume anti-vaksina apo neo-naziste, në lindje të Francës.

Sipas tyre, me anë të projektit ‘Operation Azul’ të drejtuar nga i akuzuari, 12 të dyshuar do të kryenin sulme kundër qendrave të vaksinimti të Covid-19, kundër lozhave masonike dhe personave publikë që nxisnin vaksinimin,  thanë burimet për rrjetin AFP.

Javën e kaluar avokati i Daillet, Jean-Christophe Basson-Larbi, tha se klienti i tij nuk ka lidhje me grupin Honour dhe as sulmet e supozuara.

“Asnjë element i provave nuk tregon përfshirjen e tij,” tha avokati.

Në vitet 2000, Daillet ka qenë politikan lokal në jugperëndim të Francës me partinë Lëvizja Demokratike.

Por ai raprothet se ka gjetur shumë më tepër mbështetës me lëvizjen e teorive të njohura si konspiracion dhe me video “anti-diktaturë shëndetësore” ku bëhet thirrje për “grusht shteti nga populli”.

“Kam vendosur të marr pushtetin në Francë, për të rikthyer shkëlqimin e vendit dhe t’i jap popullit lirinë,” thuhet në një prej videove të tij në YouTube.

Në manistestin e tij bëhet thirrje për revolucion kundër antenave 5G dhe maskave të fytyrës që sipas tij “vrasin e robërojnë” popullatën.

FOTO GALERI
3/3
I akuzuari dyshohet se ka krijuar një rrjet të fshehtë me disa dhjetra anëtarë dhe forume anti-vaksina apo neo-naziste, në lindje të Francës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA