Fier/ Arrestohen tre persona, ja për çfarë akuzohen. Procedohet 38-vjeçari që theu xhamin e qendrës shëndetësore

28/10/2021 09:52

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona, një prej tyre për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, si dhe dy të tjerë janë arrestuar nga qarkullimi rrugor.

“Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në lokalin e shtetasit A. A., u gjetën dhe u sekuestruan disa chipsa, 1 pajisje elektronike dhe 1 aparat celular në të cilët organizonte llotari të palejuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara””, njofton policia.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qendrës shëndetësore Dukas.

Ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka vënë në pranga dy shtetas, pasi njëri u kap duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” pa leje drejtimi, ndërsa tjetri pasi ka shkaktuar një aksident me pasojë plagosjen e pasagjeres së motomjetit që u përplas nga “Volksëagen”.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 39 vjeç, banues në Bitaj, Lushnjë, pasi drejtonte motomjetin tip “Dayang” pa leje drejtimi.

A.D., 39 vjeç, banues në Vlorë pasi duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. B dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasagjerja e motomjetit, shtetasja K. B., 59 vjeçe, banuese në Bubullimë, Lushnjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel