Në kuadrin e festimeve për Festën Kombëtare të Greqisë, në Varrezat Ushtarake të Këlcyrës dhe në Varrezat Ushtarake të Bularatit, u organizuan sot ceremoni përkujtimore për nder të ushtarakëve grekë të rënë në Luftën Italo-Greke (1940-’41).
Për të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore të të rënëve në luftën italo-greke ka ardhur edhe një delegacion nga Athina zyrtare. Ceremonia e parë u zhvillua në varrezën ushtarake të Këlcyrës, ndërsa ceremonia e dytë u zhvillua në varrezën historike dhe ushtarake të Bularatit në orën 12:45.
Ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të kësaj dite festë kombëtare e Greqisë e njohur si Jo-ja greke (to megalo oxi) zhvendoset çdo vit edhe në Shqipëri, ku humbën jetën një numër i madh ushtarësh grekë gjatë luftimeve me forcat fashiste italiane.
Ceremonia në Shqipëri u zhvillua në Bularat dhe në Këlcyrë, ku të pranishëm ishin ish-kampioni botëror në peshëngritje Pirro Dhima, si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Top Channel