Analisti ironizon pasurimin e politikanëve shqiptarë: Merkel 16 vjet kancelare e Gjermanisë, erdhi dhe iku me një apartament

28/10/2021 18:49

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi disa herë qeverinë këtë të enjte në parlament për korrupsion.

Ai foli për rrugën e Arbrit duke thënë se është shpenzuar 3 herë më shumë, ndaj po bëhet hajdutëri me çizme.

“Kur vjen radha për të firmosur tendera sekretë dhe PPP publikë, koncesione, papritur shndërrohen në personazhin e 1001 netëve, e kam fjalën për Ali Babën që i lëshohet taksave të qytetarëve bashkë me 40 hajdutët. Ndërkohë që përgatiteni për ta sjellë në parlament, 150 mln euro për qytetarët duhet dhe mund t’i gjeni duke i hequr nga PPP dhe shpenzimet e tjera jo prioritare. Marrëzia me PPP, ky abuzim i pacipë nuk mund të vazhdojë.

E dini fare mirë që i caktoni ju dhe jo gara. Bëjnë sikur investojnë, rruga e Arbrit nga 120 mln ka shkuar 360 mln dhe nuk na tregon pse shpenzon 3 herë më shumë. Na flet për rrëshqitje, si e quajti ‘befasi gjeologjike’. Është babëzi, hajdutëri me çizme. Ky borxh i fshehur janë vendet ku ndodhen paratë e shqiptarët”, tha Basha në kuvend.

Në një analizë të bërë në emisionin “Top Talk”,  Ilir Yzeiri, kritikoi kreun demokrat kur tha se “Basha duhet të na e tregojë njëherë si ka arritur të blejë dy vila”:

“Nuk ka fuqi për ti çuar deri në fund gjërat. Është karakterizuar gjithmonë nga veprime të vogla. Nuk duhet të harrojmë që në kohën kur ka qenë në opozitë, pasurimi i tij ka qenë i pajustifikuar. Ai duhet të na e tregojë si ka rritur të blejë dy vila.

Edhe nëse i ka marrë me qira dy vila, në perceptimin e përgjithshëm, një politikan që futet në një lojë të tillë, nuk është një politikan i pastër. Nuk mund të lesh një banesë me 300 mijë metra katrorë dhe të marrësh me qira”.

Më tej përmend ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, që sipas tij, edhe pas 16 vitesh në qeveri, po jeton në një apartament të thjeshtë.

Nëse do të ishte mendim proletar, unë do të isha komunisti i parë që përkrah Angela Merkel. E nisi karrierën e saj 16 vite në krye të Gjermanisë, në një apartament 76 metra katrorë. E nisi dhe e mbylli aty”.

Sipas Yzeirit, dinjiteti në politikë matet mbi të gjitha me vetëkufizimin e epshit për t’u pasuruar.

Top Channel